Lajme

Aksidenti me fatalitet, kjo është 22 vjeçarja që humbi jetën

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 29 November 2024

Një vetaksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit.

Sipas raportimit të mediave lokale, viktimë është Laurena Kuqi, 22-vjeçe, e cila nuk ka mundur t’i mbijetojë aksidentit të rëndë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

Aksidenti ku humbi jetën 22 vjeçarja në Kaçanik, Policia jep detaje: Ka rënë poshtë rrugës 32 metra, në ‘shtratin’ e hekurudhës

“Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra”, tha Veseli.

Policia tha se në rastin e ka marrë nën hetim Njësia e Hetimeve të Aksidenteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera