Lajme

Aksidenti i rëndë/ Autobusi përfundon në rezervuar, 21 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 08 July 2020

Një autobus me përfundoi në një rezervuar uji pasi u përplas me një barrierë buzë rrugës ku për pasojë mbetën të vdekur 21 persona dhe u plagosë 15 të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në provincën Guizhou në Kinë, raporton media shtetërore kineze.

Mësohet se në bord kishte studentë që kishin planifikuar të bënin provimet e e pranimit në universitet. Sipas medias shtetërore kineze po vazhdojnë hëtimet për të zbuluar shkakun e aksidentit të rëndë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera