Lajme

Aksidenti fatal në Pejë, pajtohen dy familjet, prezent Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 18 September 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e Avdi dhe Fadil Shalës të cilët vdiqën të shtunën mbrëma në një aksident trafiku.

Pas ceremonisë së varrimit, Haradinaj ka ngushëlluar familjen dhe ka bërë të ditur se dy familjet Shala dhe Elshani kanë shtrirë dorën e pajtimit.

“Dhembja është e madhe dhe shumë e rëndë, por ju ia keni lënë një nder vetes e familjes, andaj qofshi të nderuar për jetë e mot e qofshi bashkë”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Dy këmbësor ndërruan jetë para dy ditëve dhe një qe lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Ozdrim të Pejës.

Aksidenti me fatalitet pati ndodhur rreth orës 21:30.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera