Fokus

Aksidentet në trafik i morën jetën 168 qytetarëve në Kosovë

Autori: Albulena Zeqiri 14:49 | 17 October 2022

Në dy vitet e fundit në Kosovë 168 qytetarë humbën jetën në aksidente të trafikut. 90 prej tyre vetëm në vitin 2021. Numri i aksidenteve të trafikut në Kosovë ka shënuar rënie prej 0.25% apo në total 40 aksidente më pak kanë ndodhur në vitin 2022.

Sipas të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga policia e Kosovës ne vitin që lamë pas 90 persona kanë humbur jetën në aksidente ndërsa këtë vit ky numër ka shënuar një rënie të vogël.

Në aksidente që kanë përfunduar me fatalitet deri në muajin shtator të vitit 2022 kanë vdekur 78 persona.

-Advertisement-

E nga policia e Kosovës për Infokus ka thënë se në këtë rënie kane ndikuar masat që ka marrë policia konkretisht rritja e numrit të gjobave.

“Si rezultat i angazhimeve dhe veprimeve policore ka rënie te aksidenteve dhe rritje te shqiptimit te gjobave ne trafik”, kanë thënë nga zyra për informim e policisë.

Këtë vit policia për mos përfilljen e rregullave në komunikacion ka shqiptuar 146 mijë e 560 më shumë gjoba se së na vitin që lamë pas. Numri në total i tiketave të shqiptuara deri në muajin shtator është, 497 mijë e 856.

Derisa numri i personave të lënduar në aksidente këtë vit ka pësuar rritje. Derisa në vitin 2021 pati 40 aksidente më shumë numri i të lënduarve ishte 10 mijë e 830 ndërsa në këtë vit, 11 mijë e 97.

Ky krahasim i numrit të aksidenteve dhe të rasteve që përfunduan me fatalitet por jo vetëm është bërë për periudhën janar – shtator të dy viteve të fundit.

Për më shumë ndiqni tabelën me të dhënat nga Policia e Kosovës:

Vetëm në raportin 24 orësh të së dielës (16.10.2022), në polici janë raportuar katër aksidentë të trafikut në rajone të ndryshme të Kosovës por që fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet vetëm të lënduar dhe dëme materiale.

Në fshatin Berivojcë të Kamenicës të dielën në mesditë një veturë është aksidentuar me një motoçikletë ku lëndime trupore pësuan vet drejtuesi i motoçikletës dhe një pasagjere e veturës.

Polica njoftoi se të lënduarit në këtë aksident kanë pranuar tretmanin mjekësor.

‘’Është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë udhëtarësh dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një pasagjere me ç’rast e njëjta së bashku me drejtuesin e motoçikletës kanë pranuar tretman mjekësor’’, kishte raportuar policia për rastin.

Një tjetër në Suharekë ,Të dielën gjatë mbrëmjes një shofer i një veture pasi ishte duke vozitur në mënyrë të pakujdesshme ka goditur një këmbësor me veturën e tij.

Policia njoftoi se burri që u aksidentua është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor ndërsa rasti po hetohet.

‘’I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, rasti në procedurë hetimore’’, kishte raportuar policia.

E dy aksidentet tjera ndodhën në Drenas e në Shtime.

Policia e Kosovës thotë se janë vazhdimisht të angazhuar që të ulin numrin e aksidenteve e këtë po e bëjnë nëpërmjet veprimeve policore e duke e rritur vazhdimisht numrin shqiptimit të gjobave ndaj shoferëve që nuk janë të kujdesshëm./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera