Lajme

Aksidente në Fushë Kosovë e Veternik, lëndohen katër persona

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 26 February 2021

Dy aksidente kanë ndodhur brenda një ore në lokacione të ndryshme, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Veterrnik, ku si pasojë katër persona kanë marrë lëndime trupore.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, të lënduarit kanë pësuar nga aksidenti në Veterrnik.

“Sot rreth orës 18:00 në lagjen Vetërnik, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Telegrafin.

-Advertisement-

Kurse në aksidentin në Fushë Kosovë, ka pasur vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 19:00 në Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Në këtë aksident kanë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera