Lajme

Aksident zinxhiror në rrugën Pejë-Prishtinë, përplasen gjashtë vetura

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 29 September 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën Pejë-Prishtinë, afër urës së Hencit.

Në këtë aksident të përfshira janë gjashtë vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë tre persona.

-Advertisement-

“Rreth orës 9:30, në rr. Pejë – Prishtinë, afër urës së Hencit, është shkaktuar një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira 6 automjete. Përveç dëmeve materiale, si pasojë e aksidentit 3 persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore. Njësitet për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë marrë me rastin“, tha Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera