Lajme

Aksident zingjiror në Gllarevë të Klinës

Autori: Islam Morina 19:44 | 04 August 2021

Në Gllarevë të Klinës pak çaste më parë ka ndodhur një aksident zingjiror, ku janë përfshirë tri automjete, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas lexuesit që i ka dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes, nuk bëhet fjalë për të lënduar por që dëmet materiale në këtë aksident janë evidente.

Pikërisht në këtë kryqëzim rrugësh në Gllarevë, aksidentet janë thuajse të shpeshta dhe shpeshherë më viktima dhe lëndime.

-Advertisement-

Sipas qytetarëve të këtij vendbanimi, aksidentet vijnë si rrjedhojë e komunikacionit të dendur dhe pakujdesisë në përshtatje të shpejtësisë, por edhe infrastrukturës jo adekuate në këtë kryqëzim rruge./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera