Lajme

Aksident tragjike te “Kroni i Mbretit”

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 03 December 2019

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë saktësisht te “Kroni i Mbretit”.

 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

-Advertisement-

 

“Mund të konfirmoj se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:15. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, dhe sipas informative fillestare një person ka vdekur ndërkaq dy të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta trupore”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka shtuar se vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e trafikut dhe emergjenca dhe po merren me rastin.

 

Policia e Kosovës për shkak të numrit të madh të aksidenteve kohëve të fundit, në vazhdimësi ka bërë apel tek te gjithë drejtuesit e automjeteve, që për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera