Lajme

Aksident tragjikë në Drenas, goditet për vdekje një këmbësor

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 15 September 2020

Një aksident tragjikë ka ndodhur në Drenas në mbrëmjen e së hënës.

Sipas Policisë së Kosovë, një person ka goditur me veture një këmbësor, shkruan Gazeta Infokus.

Viktima ka marrë lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë.

-Advertisement-

“Ka ndodhur një aksident trafiku, derisa ngasësi mashkull kosovar me veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 53 aksidente.

Prej tyre një ka qenë më fatalitet, ndërsa 23 më të lënduar e 29 me dëme materiale./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera