Lajme

Aksident tragjik në Turqi! Makina bie nga ura, vdẹs familja me 4 anëtarë/PAMJE

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 25 July 2024

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, kur makina me të cilën po udhëtonin familja prej 4 anëtarësh ra nga ura.

Në aksidentin të ndodhur të dielën e kaluar humbën jetën 37-vjeçari Veysel Aydogmus, bashkëshortja e tij 35-vjeçare Emine dhe dy fëmijët e tyre Batuhan 16-vjeçar dhe Mete 13-vjeçar. Sipas informacioneve familja po shkonte për një piknik.

Aksidenti ka ndodhur në një urë në Adana kur 37-vjeçari ka tentuar të parakalojë një automjet përpara, ku në të njëjtën kohë një makinë tjetër po tentonte të bënte të njëjtën gjë.

-Advertisement-

Makina në të cilën udhëtonte familja me katër anëtarë ka filluar të bëjë zigzag para se të bjerë përfundimisht në ujë. Sipas mediave turke, trupat e Emines, Veyselit dhe Metes u gjetën brenda makinës në ujë katër orë pasi mjeti u përplas.

Trupi i Batuhan u gjet pak kohë më vonë jashtë makinës, pasi ai raportohet se doli nga automjeti, por u mbyt pasi nuk dinte të notonte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera