Lajme

Aksident tragjik në Komoran, humb jetën një person

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 07 December 2019

Në mëngjesin e së shtunës nga një aksident trafiku ka ndërruar jetë një person në autostradën Prishtinë-Pejë.

Këtë për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Komoran, ku një veturë që po udhëtonte ka humbur kontrollin duke goditur një kamion i cili ishte i ndalur në një pik karburanti.

-Advertisement-

Sipas Krasniqit, personi që ishte duke vozitur veturën sipas konstatimi të mjekëve të cilët kanë dalë edhe në vend të ngjarjes e ka humbur jetën.

“Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti. Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve në vend ngjarje, ka ndërruar jetë, lëndime ka pësuar edhe një pasagjere. Në vend ngjarje kanë dal njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar”, ka thënë Krasniqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera