Lajme

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën dy vëllezër shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 14 July 2022

Dy vëllezër të moshës 30 dhe 27 vjeç humbën tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur në Greqi. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Sipas Protothema, ngjarja ndodhi në Lamias-Livadeia. Në timonin e makinës mësohet se ishte 30-vjeçari, ndërsa 4 personat e tjerë ishin pasagjerë.

Aksidenti ndodhi pak para mesnatës të së enjtes. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat metalike të rrugës dhe më pas përfundoi në lumin Erkyna.

-Advertisement-

Dy vëllezërit shqiptar, identiteti i të cilëve momentalisht nuk bëhet i ditur, gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes. I plagosur nga ngjarja mbeti i 31-vjeçar po shqiptar, si dhe dy grekë të moshës 29 dhe 22 vjeç.

Ata ndodhen spitalin e Livadeia, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë, shkruan tvklan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera