Lajme

Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova” – Vdes pasagjerja 32-vjeçare, dy persona përfundojnë në emergjencë

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 14 May 2025

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtim të Prizrenit për Morinë.

Sipas Gazetës Sinjali, si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim në spital.

Policia dhe ekipet përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera