Lajme

Aksident trafiku te Katedralja në Prishtinë, lëndohen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 16 May 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin afër Katedrales në Prishtinë, me ç’rast tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar për Reporterin Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 14:30, në afërsi të Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka pohuar se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Reporteri.net/.

Të tjera