Lajme

Aksident trafiku në Vushtrri, lëndohen tre këmbësorë

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 21 March 2023

Tre këmbësorë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën e “Dëshmorët e Kombit”, në Vushtrri.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë.

Gjithashtu, ai ka konfirmuar se këmbësorët e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri,  në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësor. Tre këmbësorët e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera