Lajme

Aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 11 October 2022

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok, përkatësisht në segmentin rrugorë fshati Zhabar, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot, rreth orës 10:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Zubin Potok, në segmentin rrugorë fshati Zhabar ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, njofton policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera