Lajme

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 06 January 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:40 në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, me ç’rast janë lënduar tre persona.

Lajmin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera