Lajme

Aksident trafiku në Obiliq, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 22 March 2022

Dy persona kanë pësuar lëndime, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Obiliq, shkruan Gazeta Infokus.

Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30.

Gjithashtu ajo ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

-Advertisement-

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera