Lajme

Aksident trafiku në Mitrovicë, vetura përplas një motoçiklist

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 09 May 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, në këtë aksident vetura ka goditur një motoçiklist, duke i shkaktuar lëndime.

Në fotografi shihet motoçikleta e përplasur për toke, ndërsa qytetarët tjerë kanë shkuar për ta ndihmuar.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera