Lajme

Aksident trafiku në Gllamnik, disa persona marrin lëndime

Autori: Islam Morina 20:03 | 06 January 2022

Nga një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Gllamnik, kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, kurse me rastin janë duke u marrë njësiti i trafikut, shkruan Gazeta Infokus.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Gllamnik.

-Advertisement-

“Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete.

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar për Infokusin Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera