Lajme

Aksident trafiku në Gjilan, lëndohet një person

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 11 March 2022

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e së enjtes në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Gjilan, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se personi i lënduar ishte duke vozitur një motoçikletë deri sa ishte goditur nga një veturë.

Gjithashtu është bërë e ditur se i lënduari është dërguar në qendrën emergjentë mjekësore në Gjilan.

-Advertisement-

“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili me autoambulancë është dërguar në qendrën emergjente mjekësore në Gjilan”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera