Lajme

Aksident trafiku në Drenas, dy të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 20 February 2021

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në rrugën Gllogovc – Komoran, saktësisht në fshatin Zabel i ulët.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta nFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera