Lajme

Aksident i tmerrshëm në rrugën e Gërmisë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 11 February 2018

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Gërmisë në Prishtinë, shkruan Infokusi.com.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, një Pikap dhe një Mercedes.

Vozitësi i Mercedes ka thënë për portalin “Infokusi” se Pikapi ka rrëshqitur nga rruga dhe ka dalë në korsinë tjetër.

-Advertisement-

Mësohet se ka edhe të lënduar. Një person është lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Në veturën Pikap, që u godit nga Mercedesi në momentin e aksidentit brenda ishte vetëm vozitësi.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera