Lajme

Aksident shumë e rëndë në Skenderaj, numër i madh i të lënduarve

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 26 May 2017

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të enjten në Skenderaj janë lënduar pesë persona në një aksident ndërmjet dy veturave.

Aksidenti besohet që është shkaktuar nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë.

-Advertisement-

Skenderaj 25.05.2017-10:32. I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me traga vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushte te rrugës ka goditur veturën tjetër qe drejtohej nga viktima femër K-Shqiptare. Si pasojë e aksidentit, dy drejtuesit dhe tre pasagjer një mashkull dhe dy femra K-Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë që bazuar në statistikat e policisë gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 21 akidente me persona të lënduar dhe 32 të tjera pa të lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera