Lajme

Aksident rëndë në Podujevë, raportohet edhe për të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 20 October 2021

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 22:00, në hyrje të magjistrales Podujevë – Merdare, e ku dyshohet se ka edhe persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat i janë përgjigjur rastit, e po ashtu edhe ekipet mjekësore, shkruan Gazeta Infokus.

Në pamjet që kanë ardhur nga atje shihet se janë aksidentuar dy vetura, ndërsa njëra prej tyre është rrokullisur në anë të rrugës.

-Advertisement-

Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që kanë quar në këtë aksident të trafikut rrugor. /Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera