Lajme

Aksident i rëndë në Maqellarë, 2 persona në spital

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 04 January 2018

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Maqellarë-Shupenzë me dy të plagosur.

Një Benz i drejtuar nga Gj.M, banues në Gjoricë të Bulqizës, i cili kishte një pasagjer, B.Xh. 50 vjeç, është përplasur me një “Opel” të drejtuar nga G.M, banues në Bllatë të Dibrës.

Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri në Benz si dhe shoferi i ‘Opel’-it, i G.M, 32 vjeç.

-Advertisement-

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera