Lajme

Aksident i rëndë në Itali, dy fëmijë shqiptarë në gjendje kritike për jetën

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 19 June 2017

Mbrëmjen e djeshme një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën e Villafallettos në Saluzo.

Sipas mediave italiane, ata po udhëtonin me makinën e tyre, drejtuar nga një shqiptar, i cili është përplasur me një tjetër makinë.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 10 dhe 7 vjeç.

-Advertisement-

Familja shqiptare u dërgua menjëherë në spital. Mësohet se gjendja e dy fëmijëve, e djalit 10 vjeçar dhe e vajzës 7 vjeçe është e rëndë.

Në mjetin tjetër ndodhej një çift i ri, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera