Lajme

Aksident i rëndë në Istog, lëndohet një person (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 20 May 2017

Një aksident i rëndë ndërmjet një autobusi dhe një veture ka ndodhur pas orës 12:00 në fshatin Vrellë të Istogut.

Policia rajonale në Pejë e ka konfirmuar lajmin për Express, personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes dhe kanë njoftuar se autobusi ka qenë i mbushur me nxënës të cilët ishin në ekskurzion.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera