Lajme

Aksident në Zvicër, vdes Besim Mehmeti nga Podujeva

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 15 May 2017

Në një aksident tragjik në Zvicër ka ndërruar jetë 43 vjeçari Besim Mehmeti nga Podujeva.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër nga ora 18:00 në Bradash të Podujevës.

I ndjeri ishte duke vozitur një mjet transportues kur një veturë e ka goditur nga pas ku sipas familjarëve mjeti është rrokullisur me ç’rast ka mbetur i vdekur Besimi.

-Advertisement-

Ai la pas një vajzë dhe një djal. Njoftimi i plotë nga familjarët:

Ju njoftojmë se 43 vjeçari Besim (Nezir) Mehmeti nga Bradashi me datën 12.maj.2017 në kohën e Xhumasë ka ndërruar jetë aksidentalisht në Zvicër.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër(e martë) nga ora 18:00 në Bradash

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera