Lajme

Aksident në Suharekë, vdẹs këmbësorja 58-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 29 July 2024

Mbrëmë ka ndodhur një aksident në Suharekë, ku një automjet ka goditur një këmbësore.

Për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, tha se viktima nuk ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur.

Viktima ishte grua e moshës 58 vjeçare me inicialet F.G.

-Advertisement-

“Dje me datë 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirok të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja ( F.G. 58 vjeç) ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk mundur të ju mbijetoj. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj.

“Policia si dhe prokurori kujdestar kanë dal vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Ngasësi i automjetit gjendet në stacionin policor duke u intervistuar.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera