Lajme

Aksident në Stanovc, tre të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 02 May 2022

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

-Advertisement-

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 12:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmenti rrugorë në fshatin Stanovc. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera