Lajme

Aksident në Skenderaj, një i vdekur

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 12 October 2020

Sot rreth orës 14:20, në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, në fshatin Runikë të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një këmbësor, fëmijë i moshës pesë vjeç ka vdekur, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një këmbësore e moshës madhore.

Bazuar në hetimet fillestare në aksident ishin të përfshira dy automjete civile me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit njëra nga veturat del jashtë shiritit rrugor ku në trotuar godet dy këmbësorët, të cilët me urgjencë ishin dërguar në QKMF- Skenderaj, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre.

Ngasësit e automjeteve të përfshira në aksident janë arrestuar, ku me aktvendim të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera