Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohet një person

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 05 August 2022

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohe që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Të tjera