Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 02 August 2023

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.

-Advertisement-

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera