Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, vetura bie në përrua, vdes një 82-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 06 August 2020

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 17:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mramor, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Aksidentin për IndeksOnline, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha se njësitet policore të Stacionit Policor Graçanicë dhe të trafikut i janë përgjigjur njoftimit.

-Advertisement-

“Ato, në vendngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge. Në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës për në QKUK”, tha Krasniqi per IndeksOnline.

Ndërsa një grua e moshës 82 vjeçare, sipas konstatimit të mjekëve, si pasojë e lëndimeve të marra, ka vdekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera