Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, tre të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 14 January 2020

Tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Kjo nga një aksident që ka ndodhur sot në ora 16 e 15 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, shkruan gazeta inFokus.

Në aksident raportohet të kenë qenë të përfshira tri automjete.

-Advertisement-

E këtë rast e ka konfirmuar edhe Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, rreth orës 16:15 është raportuar një aksident trafiku me lëndime, tri automjete janë të përfshira. Njësitet relevante policore janë marrë me rastin”, ka thënë Hoxha./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera