Lajme

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 28 April 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera