Lajme

Aksident në Rrugën e Kombit, autobusi me targa të Kosovës përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 27 June 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut ku një autobus me targa të Kosovës ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë.

Sipas Report Tv ende nuk dihet identiteti i personit që humbi jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka rrethuar zonën ku ndodhi aksidenti tragjik. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera