Lajme

Aksident në rrugën Drenas-Skenderaj, dy të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 02 May 2022

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku afër Drenasit, saktësisht në rrugën nacionale Drenas-Skenderaj.

Burimet brenda policisë kanë thënë dy persona kanë vdekur pasi dy vetura janë ndeshur mes veti në fshatin Gllobar.

Të vdekur janë një grua dhe një fëmijë, trupat e të cilëve janë larguar nga vendi i ngjarjes.

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit së bashku me mjekët nga QKMF në Drenas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera