Lajme

Aksident në Rinas, dy persona në luftë më vdekjen

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 04 Shkurt 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Rinas.

Nga raportimet e para mësohet se dy persona janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital në luftë me vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë-Rinas, ku një makinë ka përplasur fort një triçikël.

-Advertisement-

Në këtë mjet ishin duke udhëtuar dy persona, të komunitetit rom. Nga goditja e fortë, ata kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spital. /albeu.com/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy