Lajme

Aksident në Prishtinë, vetura godet një këmbësore

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 21 Shtator 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë ku një veturë ka goditur një këmbësore, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë ishin një këmbësore dhe një automjet. Policia njofton se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy