Lajme

Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 30 November 2022

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Agim Ramadani”, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmi për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Ndërkaq, sipas saj me rastin është duke u marrë njësia rajonale e trafikut.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 08:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera