Lajme

Aksident në Prishtinë, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 05 February 2019

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur të martën në mbrëmje, në Prishtinë.

Rastin për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy makina.

-Advertisement-

“Në rrugën “Vëllëzërit Fazliu” në Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku rrugor me lëndimë të lehta dhe dëme materiale, ku janë përfshirë dy makina. Një automjet VË kombi ngjyrë e kaltër dhe automjeti Audi C/3, me ç’rast janë lëndruar vozitësit dhe një pasagjer”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dyshohet që shkak i këtij aksidenti ka qenë kyqja e pa sigurt në rrugë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera