Lajme

Aksident në Prishtinë, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 20 November 2021

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona.” tha Ahmeti

-Advertisement-

Tutje ajo bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera