Lajme

Aksident në Prishtinë, dy të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 08 April 2021

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Rreth orës 21:30 në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë  janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera