Lajme

Aksident në Podujevë, njëra veturë hyn në market

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 05 October 2021

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi këtë të marte në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera