Lajme

Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 18 April 2021

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Peran të Podujevës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Infokus, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera