Lajme

Aksident në Pejë, lëndohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 27 December 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një veture dhe motoçiklete në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 17:30, Policia është i formuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasoj e këtij aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë”, ka bërë të ditur Rugova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera