Lajme

Aksident në Mitrovicë, ndërron jetë një person

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 22 August 2023

Një person i moshës 60 vjeçar ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti trafiku në Mitrovicë.

“Sot me datën 22 gusht 2023, rreth orës 08:35, në rrugën ,,Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë, është shkaktuar një aksident trafiku, ku një automjet me targa vendore, deri sa kishte qenë në lëvizje për shkaqe të panjohura kishte goditur dy vetura të cilat kishin qenë të parkuara në këtë rrugë. Meqenëse drejtuesi i automjetit në lëvizje pëson lëndime trupore, me urgjencë dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe si pasojë e lëndimeve pas pak kohe drejtuesi i automjetit të aksidentuar, i moshës 60 vjeçar, ndërron jetë”, njofton Polica e Kosovës.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera