Lajme

Aksident në mes të një treni dhe veture në Fushë Kosovë, një person i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 14 March 2022

Një person është lënduar nga një aksident që ka ndodhur në mes një veture dhe një treni në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00, në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë dhe një tren”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera